Pse kaq shumë njerëzve u mungon aksesi në kujdesin shëndetësor?
Miliona njerëz që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje të rralla të gjakut nuk mund t'i marrin mjekimet e nevojshme që u shpëtojnë jetën. Në disa rrethana, barnat janë shumë të kushtueshme, ose udhëtimit për t'u vizituar nga mjeku apo për të marrë recetën kërkon një udhëtim të gjatë dhe humbje të ditës së punës.
Në situata ekstreme, nuk ka mjekë ku të vizitohen, klinikë ku të paraqiten apo barna nëpër raftet e farmacisë.
Realiteti i zymtë është se vetëm një pjesë e pacientëve trajtohen sot - dhe neve duhet ta mbyllim këtë boshllëk në mënyrë që njerëzit të kenë akses të përballueshëm financiar në barnat që ne prodhojmë, si dhe kujdesin që u nevojitet.
Pengesat janë komplekse dhe ndryshojnë nga një vend në tjetrin, por ne e dimë nga përvoja se ndryshimi mund të ndodhë.
Ambicia jonë është të sigurojmë akses në barnat që kemi në dispozicion, për numrin më të madh të mundshëm të njerëzve që vuajnë nga diabeti, sëmundje të rralla të gjakut dhe sëmundje të rralla endokrine, ndërsa u drejtohemi niveleve të ndryshme të përballimit financiar të kostos.
Ndërsa ka të dhëna të kufizuara të shëndetit publik për fëmijët me diabet të tipit 1, e vërteta e hidhur është se vetëm pak jetojnë aq gjatë sa të bëhen pjesë e regjistrave në shumë nga vendet më të varfra të botës.
Në 208 klinika në të 14 vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, programi ynë Changing Diabetes® in Children siguron kujdes dhe insulinë që shpëton jetë për fëmijët me diabet të tipit 1. Sot programi ofron kujdes mjekësor, insulinë dhe pajisje për më shumë se 26,000 fëmijë. Ambicie tjetër e jona është ta zgjerojmë programin për të arritur në 100,000 deri në 2030.
Në videon e mësipërme, njihuni me një super yll me diabet të tipit 1, Bilguissa nga Guinea. Bilguissa është pjesë e një brezi të ri të fëmijëve dhe të rinjve që vuajnë nga diabeti i tipit 1 në Guine. Me mbështetjen e mjekëve dhe të infermierëve në klinikën e Changing Diabetes® in Children, sot ajo është një drejtuese komuniteti plot shpresë, e aftë të menaxhojë mirë diabetin e saj dhe të udhëzojë e frymëzojë bashkëmoshatarët e saj më të rinj.
Për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ne vendosim fokus të veçantë te shumica e njerëzve më në nevojë që vuajnë nga diabeti. Në më shumë se dy të tretat e vendeve ku ne operojmë, ne kemi krijuar programe të përballimit financiar dhe aksesit në barna për të ndihmuar pacientët në nevojë.
Këto programe po punojnë për t'iu përgjigjur pyetjeve të vështira, si:
Si të nxisim regjistrimin e më shumë pacientëve në programet e asistencës?
Si të projektojmë insulina që nuk kërkojnë ftohje dhe mund të udhëtojnë edhe më larg?
Si mund t'i thjeshtojmë zinxhirët e furnizimit të mjekimeve për të ulur çmimin?
Ne po punojmë për këto pyetje me një angazhim të fortë duke bërë insulinën të disponueshme për të gjithë. Lexoni dhe mësoni më shumë rreth angazhimit tonë për trajtimin e përballueshëm dhe aksesin në kujdesin për diabetin.
Ne kemi ndërmarrë një zotim për të patur një insulinë me kosto të ulët në katalogun e produkteve tona dhe të prodhojmë e vëmë në dispozicion insulinë njerëzore në vitet që vijnë. Ky është zotimi për aksesin ndaj insulinës.
Me strategjinë tonë të diabetit, ne po ulim çmimin tavan për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe në të njëjtën kohë po punojmë për të zgjeruar programet e asistencës në SHBA dhe gjetiu në botë.
Insulinë financiarisht e përballueshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme
Në vitin 2001, ne nisëm një politikë revolucionare për të ulur koston e insulinës njerëzore në vendet me burime të kufizuara. Sot politika jonë mbulon gjithsej 76 vende, që përmbajnë një të tretën e popullsisë botërore me diabet, si dhe organizata të zgjedhura humanitare.
Zotimi ynë mbështetet në parimet e mëposhtme:
Pjesë e kontributit të Novo Nordisk në promovimin e aksesit në kujdesin shëndetësor është vazhdimi i zotimit tonë financiar afatgjatë për Fondacionin Botëror kundër Diabetit.
Fondacioni Botëror kundër Diabetit u krijua nga Novo Nordisk në 2002 si një organizatë e pavarur kushtuar parandalimit dhe trajtimit të diabetit në vendet në zhvillim. Fondacioni mbështet partneritete të qëndrueshme dhe vepron si katalizator për të ndihmuar të tjerët të bëjnë më shumë.
Angazhimi aktual i Fondacionit është 1.69 miliardë DKK (277 milion USD) që mbulon periudhën deri në 2024.
Në disa vende njerëzit që vuajnë nga hemofilia mund të jenë në një situatë ku nuk janë në gjendje t'i ruajnë barnat e tyre të hemofilisë në shtëpi. Për shembull, gjatë krizës së COVID-19, shumë pacientë nuk kanë qenë në gjendje t’i drejtohen spitalit për të kërkuar trajtim.
Kur njerëzit që jetojnë me një sëmundje të rrallë të gjakut përballen me këto situata, ne punojmë me autoritetet lokale shëndetësore dhe organizatat partnere për të siguruar mbështetje financiare për barna dhe trajtim të shpërndarjes në shtëpi.
Për të siguruar marrëdhënie të qarta dhe transparente, iniciativat tona janë krijuar në dialog me politikëbërësit, duke mbështetur shërbime të lidhura me trajnimin e pacientit, ofrimin dhe ruajtjen e barnave.
Fondacioni kundër Hemofilisë i Novo Nordisk është një organizatë jofitimprurëse që jep grante dhe përpiqet të përmirësojë mundësinë e kujdesit për njerëzit me hemofili dhe sëmundje të rralla hemorragjike në vendet në zhvillim dhe më pak të zhvilluara.
Hemofilia është një sëmundje e trashëguar e koagulimit që prek një në 10,000 njerëz. Me tre në katër njerëz me hemofili që jetojnë në botën në zhvillim, ka nevojë urgjente për t'u siguruar që ata të kenë akses në diagnostikim dhe kujdes të mjaftueshëm shëndetësor.
Mësoni më shumë rreth Fondacionit kundër Hemofilisë të Novo Nordisk