Për shumicën e njerëzve, hormoni i rritjes prodhohet natyrshëm nga gjëndra e hipofizës në tru. Siç lë të kuptohet dhe vetë emërtimi, hormoni i rritjes është përgjegjës për të na bërë të rritemi. Por ai kontribuon edhe në shumë funksione të tjera të rëndësishme në trup, si p.sh.:
Çfarë e shkakton rritjen e pakët?
Ka shumë arsye të mundshme pse një fëmijë mund të duket se po rritet më ngadalë sesa bashkëmoshatarët ose vëllezërit e motrat e tij. Disa janë krejtësisht të padëmshme dhe nuk ndikojnë në shëndetin e fëmijës. Për shembull, disa fëmijë thjesht rriten me një ritëm të ndryshëm nga të tjerët dhe përfundimisht do të rikuperojnë me kalimin e viteve.
Sidoqoftë, ka arsye të tjera më serioze pse një fëmijë mund të mos rritet siç duhet. Këto arsye mund të variojnë nga ushqimi i dobët deri te disa probleme mjekësore, si p.sh. sëmundja e veshkave ose e mëlçisë. Madje mund të ndodhë që trupi i tyre nuk prodhon mjaftueshëm hormon të rritjes, hormoni përgjegjës për t’i bërë të rriten.
Hormoni i rritjes njerëzore (hGH) ose terapia me hormonin e rritjes (GHT) është një terapi zëvendësuese me hormone biosintetike. Është identik me hormonin natyror të rritjes të prodhuar nga organizmi. Meqenëse është proteinë, duhet të injektohet në mënyrë që të funksionojë siç duhet.
GHT zakonisht përdoret për të trajtuar fëmijë që nuk rriten për shkak të një problemi mjekësor. Ai gjithashtu mund të trajtojë të rriturit e prekur nga mungesa e hormonit të rritjes.
Për fëmijët që kanë nevojë për injeksione të përditshme të hormonit të rritjes, përmirësimet dhe përparimet në projektimin e pajisjeve kanë sjellë një ndryshim të madh. Sot ka injeksione në formë stilolapsi me shumë karakteristika të ndryshme të dobishme për të zgjedhur.
Ne i kemi nisur përparimet revolucionare në terapinë me hormone të rritjes më shumë se 30 vjet më parë dhe tre dekada më vonë trajtimet tona për çrregullimet e rritjes janë ende në dobi të njerëzve në të gjithë botën.
Të gatshëm për të sjellë zgjidhje novatore për pacientët tanë, shkencëtarët tanë kanë aplikuar ekspertizën tonë të gjatë në inxhinierinë e proteinave për të zhvilluar një hormon rritjeje me veprim të gjatë, të përshtatshëm për trajtim një herë në javë.