Diabeti i tipit 1 është një sëmundje e përjetshme që ndikon në aftësinë e trupit për të shndërruar glukozën e ushqimit në energji. Në shumicën e rasteve, diabeti i tipit 1 zhvillohet herët në jetë dhe shpesh diagnostikohet gjatë fëmijërisë.
Sëmundja fillon kur sistemi imunitar sulmon qelizat në pankreas që prodhojnë insulinë, hormon që ndihmon në shndërrimin e glukozës në energji për qelizat e trupit. Pa injeksione të përditshme të insulinës, njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk do të ishin në gjendje të mbijetojnë.
Bazuar në përvojën pothuajse 100-vjeçare në zbulimin dhe prodhimin e trajtimeve për njerëzit me diabet, shkencëtarët tanë po avancojnë kërkimet për të zvogëluar numrin e injeksioneve të insulinës që kërkohen për të mbajtur kontroll të mirë të glicemisë dhe për të parandaluar episodet e ulëta të glukozës në gjak (hipoglicemike).
Qëllimi ynë përfundimtar është një kurë për diabetin e tipit 1. Ne jemi duke përparuar kërkimet tona në mjekësinë rigjeneruese siç është terapia me qeliza staminale, e cila një ditë mund të përdoret si trajtim kurativ i diabetit të tipit 1.
Mbajtja e niveleve të synuara të glukozës në gjak ndihmon në mbrojtjen e organeve të trupit nga dëmtimi. Ajo gjithashtu mbron nga hipoglicemia njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1.
Terapia me insulinë synon t’i afrohet sa më shumë përgjigjes natyrale të insulinës të një personi pa diabet. Kjo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 të mbajnë nivelet e synuara të glukozës në gjak.
Sa më shumë i përafrohet terapia me insulinë përgjigjes natyrore të organizmit, aq më i mirë është ekuilibrimi i niveleve të glukozës në gjak.
Trajtimi me insulinë ka evoluar dukshëm, dhe me çdo përparim, ne i përafrohemi përgjigjes natyrore të insulinës. Më e rëndësishmja, këto përparime ndihmuan njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 të kapërcejnë disa nga shqetësimet që vijnë nga trajtimi dhe jetesa me sëmundjen.
Një nga ambiciet tona të mëdha është të zhvillojmë insulina të ndjeshme ndaj glukozës që do të eleminojnë episodet hipoglicemike. Ky do të ishte përparimi tjetër i madh në kujdesin për diabetin e tipit 1. Ne e ndajmë këtë ambicie me shumë partnerë në komunitetin kërkimor të diabetit dhe punojmë ngushtësisht me ta drejt një qëllimi të përbashkët - eliminimin e hipoglicemisë.
Ne po afrohemi në kërkimin tonë për një trajtim kurativ për diabetin e tipit 1.
Së bashku me universitetet kryesore kërkimore në të gjithë botën, ne kemi qenë të aftë të transformojmë qelizat staminale në qeliza beta insulinësekretuese, të ndjeshme ndaj glukozës, ashtu si ato të prodhuara në pankreasin e një personi të shëndetshëm. Në studimet mbi kafshët, këto qeliza staminale të transformuara kuruan me sukses minjtë me diabetin e tipit 1.
Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe vazhdojmë të punojmë për sfidat e mbetura. Për fat të mirë, ne nuk jemi vetëm. Ne kemi një rrjet të fortë në komunitetin shkencor për kërkimin e qelizave staminale dhe çdo ditë ai forcohet.
Është vetëm çështje kohe, se kur këto bashkëpunime do të çojnë në një kurim për miliona njerëz që vuajnë nga diabeti i tipit 1.
Trajtimi me insulinë duhet të jetë sa më i thjeshtë, dhe kjo ka qenë gjithmonë filozofia jonë. Nga trajtimet më të mira te zgjidhjet digjitale, ne përpiqemi të lehtësojmë barrën e të jetuarit me një sëmundje kronike dhe të plotësojmë nevojat e ndryshme të miliona njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 1.
Brenda diabetit të tipit 1, ne jemi duke studiuar në fushat e mëposhtme:
Kur kombinojmë zërin e dikujt që jeton me një sëmundje kronike me ekspertizën tonë shkencore dhe aftësitë inxhinierike, ne mund të vazhdojmë të zbulojmë dhe zhvillojmë insulina dhe sisteme novatore administrimi.