Zbulim, zhvillim dhe shpërndarje
Për gati 100 vjet, ne kemi përkthyer nevojat e paplotësuara mjekësore të njerëzve që jetojnë me një sëmundje të rëndë kronike në barna dhe sisteme novatore administrimi, si injeksionet tona të insulinës në formë stilolapsi.
Nga trajtimet tona sot po përfitojnë miliona njerëz që vuajnë nga diabeti, obeziteti dhe sëmundje të rralla të gjakut dhe endokrine.
Nga laboratorët tanë deri në pavijonet e fabrikave tona, ne jemi duke zbuluar dhe zhvilluar barna biologjike novatore dhe duke i bërë ato të arritshme për pacientët në të gjithë botën.
Fokusi ynë është në sëmundjet e rënda kronike që prekin qindra miliona njerëz dhe janë ndër sfidat më urgjente të shëndetit botëror.
Duke kombinuar risinë dhe përsosmërinë tonë tregtare, ne bazohemi në njohuri nga pacientët dhe partnerët për të shndërruar ide të guximshme në barna shpëtuese dhe parandaluese.
Ne bëjmë investime afatgjata në trajtime dhe teknologji të reja,
duke përfshirë terapi të bazuara në qelizat staminale, për të avancuar
zhvillimin e pandërprerë të pajisjeve mjekësore dhe të zgjidhjeve
digjitale për shëndetin.
Kur dikush që vuan nga një sëmundje kronike nuk merr kujdesin e duhur ose lihet krejtësisht pa trajtim, ai rrezikon të shfaqë komplikacione të rrezikshme për jetën. Në rastin e diabetit, kjo mund të çojë në amputime dhe humbje të shikimit, dhe në disa raste komplikacionet mund të jenë vdekjeprurëse.
Komunitetet në nevojë dhe vendet me të ardhura të ulëta shpesh goditen më rëndë. Kostoja dhe aksesi në kujdesin mjekësor mund të vënë një barrë të papërballueshme mbi individët, familjet e tyre, madje edhe shoqëri të tëra.
Ambicia jonë afatgjatë është të ofrojmë akses në kujdesin e përballueshëm të diabetit për pacientët e prekur në çdo vend, veçanërisht për fëmijët që vuajnë nga diabeti i tipit 1, të cilët përballen me vdekje të sigurt në disa pjesë të botës ku nuk marrin kujdes shëndetësor dhe barna.
Ne gjithashtu investojmë në parandalimin e sëmundjeve kronike. Ambicia jonë është të parandalojmë që më shumë se 100 milion njerëz të marrin diabetin e tipit 2 deri në vitin 2045.