Obeziteti mund të duket i thjeshtë për t’u shpjeguar. Nëse një person konsumon më shumë kalori sesa ka nevojë, ai shton peshë. Por shpjegimi i vërtetë nuk është aq i thjeshtë. Dhe kjo shkon përtej peshës.

Obeziteti është një sëmundje komplekse kronike dhe humbja e peshës nuk është çështje vetëm e pakësimit të ngrënies dhe e shtimit të lëvizjes. Në fakt, obeziteti mund të ndikohet nga gjenetika, fiziologjia, mjedisi, puna dhe arsimi, dhe se çfarë ndodh në tru.

Kuptimi i këtyre faktorëve është kritik, sepse obeziteti shoqërohet me sëmundje të tjera, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe lloje të caktuara të kancerit. Për të mos përmendur stigmën dhe paragjykimin që miliona njerëz vuajnë çdo ditë.

Por me kujdesin e duhur, njerëzit me obezitet mund të arrijnë humbje të qëndrueshme të peshës që me të vërtetë bën një ndryshim në shëndetin e tyre.

Obeziteti ndikohet nga shumë faktorë si brenda ashtu edhe jashtë organizmit. Një person mund të lindë me tendencën për të shtuar peshë. Ashtu si dikush lind me një ngjyrë të veçantë të syve.

Ka edhe një aspekt fiziologjik. Kur një person ushqehet, sinjalet e hormoneve nga stomaku dhe zorra përkthehen në ndjesi rënieje të urisë dhe shtimi të ngopjes. Kjo kontrollon marrjen e ushqimit të një personi.

Gjatë humbjes së peshës, niveli i hormoneve mund të ndryshojë në përpjekje për të rimarrë peshën e humbur. Si rezultat, studimet tregojnë se vetëm rreth një e treta e njerëzve e mbajnë me sukses peshën e humbur.

Shumë aspekte të mirëqenies së përgjithshme, mjedisit dhe mënyrës së jetesës së një personi, gjithashtu mund të shkaktojnë shtim në peshë. Aty ku jeton një person dhe kultura që i rrethon mund të ndikojë gjithashtu në rrezikun e shfaqjes së obezitetit.

Pra, edhe pse shumë njerëz me obezitet besojnë se duhet të jenë në gjendje të menaxhojnë vetë peshën e tyre, nuk është aq e lehtë. 

Për të kuptuar obezitetin, duhet të kuptojmë se çfarë ndodh në trurin tonë. Duket se trupat tanë janë të konfiguruar t'i ruajnë me doemos kaloritë shtesë, ndoshta sepse për mijëra vjet, ai ishte një mekanizëm themelor i mbijetesës.

Prandaj, njerëzit që vuajnë nga obeziteti kanë vështirësi në humbjen e peshës. Programimi i trupave të tyre punon drejt kthimit në peshën fillestare. Në tru, ngjan sikur ka një "çelës" që i rregullon shpenzimet e energjisë së një personi derisa ky t'i marrë sërish kilogramët e humbur.

Ne po përpiqemi të përcaktojmë saktësisht se ku konkretisht mund të ndodhet një "çelës" i tillë në tru dhe të eksplorojmë nëse është diçka që mund t'i japim zgjidhje përmes një mjekimi. Kështu që një ditë mund të jemi në gjendje të ndihmojmë njerëzit me obezitet për të ‘rikthyer’ peshën e tyre në një pikë fillestare të re, më të shëndetshme.

Nëse kemi sukses, mund të ndihmojmë miliona njerëz që vuajnë nga obeziteti.

Ne synojmë të jemi forca udhëheqëse në shkencën pas obezitetit.

Ne i kushtojmë vëmendje të madhe hormonit natyror GLP-1. Ne po zbulojmë gjithnjë e më shumë në lidhje me rolin që duket se luan ky hormon natyral në humbjen e suksesshme të peshës. Për shembull, pasi një person ka mbaruar një vakt, molekulat e GLP-1 në trup ndikojnë në ndjesinë e tij të urisë.

Për disa vite, shkencëtarët tanë kanë studiuar se si molekulat sintetike GLP-1 mund të përdoren për të larguar oreksin ose për të rritur shpenzimet e energjisë. Dhe ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë se si GLP-1 mund të nxisë humbje peshe për një kohë të gjatë.

Aktualisht jemi duke studiuar në fushat e mëposhtme:

  • 20% ulje peshe
  • Përfitimi kardiovaskular